Denoncimi/ Kandidati demokrat: Bashkia Korçë po tenton manipulimin e zgjedhjeve, po punëson dhjetra persona me kontratë të përkohshme

Denoncimi/ Kandidati demokrat: Bashkia Korçë po tenton manipulimin e zgjedhjeve, po punëson dhjetra persona me kontratë të përkohshme

16:12, 20/03/2021

Kandidati i PD për Korçën Andrea Mano ka denoncuar punësimet elektorale në administratën publike,si tentativë e pushtetit për të manipuluar proçesin zgjedhor

Kadnidati i PD Andrea Mano gjatë një konference për shtyp ka denoncuar përpjekjet e pushtetit në ikje për të cënuar proçesin zgjedhor, këtë herë nëpërmjet punësimeve të përkohshme elektorale.

"Janë disa institucione publike, si bashkia e Korçës, Ujësjellësi apo INSTAT, të cilët gjatë dy muajve të fundit kanë punësuar dhjetra persona me kontrata të përkohshme", tha Andrea Mano.

Për Manon, i cili më herët ka denoncuar edhe parregullsitë skandaloze me listat e zgjedhësve apo presionin e drejtuesve të administratës mbi votuesit, duke mbledhur kartat e identitetit, pushteti lokal dhe qendror êshtë vënë i gjithi në shërbim të deformimit të proçesit dhe manipulimit të vullnetit të qytetarëve të Korçës.

Kandidati i PD apeloi institucionet të respektojnë ligjin zgjedhor, ndërsa garantoi ndëshkim për çdo individ të veshur me pushtet, që në panik nga fitorja e sigurt e alternativës së PD, po ndërhyn për të prishur dhe cënuar standartet demokratike të zgjedhjeve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco