120 mijë të infektuar me Covid-19 që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri

120 mijë të infektuar me Covid-19 që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri

23:53, 19/03/2021

Që prej marsit të vitit të kaluar, bazuar në shifrat ditore të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në Shqipëri janë infektuar 120,022 persona.

Nga këta persona 2122 kanë ndërruar jetë, ndërsa 83,954 persona kanë arritur të fitojnë betejën me virusin e padukshëm. Aktualisht janë 33,946 të infektuar në të gjithë vendin.

Për fat të mirë, gjatë ditëve të fundit, ka pasur një rënie të personave të shtruar në spital. Në raportimin e së premtes, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se aktualisht ndodhen në spitalet Covid 390 persona.

Ndërkohë, vijon procesi i vaksinimit, ku gjatë së premtes janë kryer 4998 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco