Debati i fortë/ Dasho-Piperos: Turp, i bëtë fresk Ramës. Keni 300 të vdekur extra në 100 mijë banorë

Debati i fortë/ Dasho-Piperos: Turp, i bëtë fresk Ramës. Keni 300 të vdekur extra në 100 mijë banorë

23:04, 18/03/2021

Në lidhje direkte me Çim Peka Live mjeku Erion Dasho dhe Pëllumb Pipero kanë dëbatuar ashpër lidhur mbi numrin e vdekjeve nga Covid në Shqipëri si edhe menaxhimin e situatës.

Erion Dasho: Ne vazhdojmë të bëjmë vaksinime pompoze por me doza që janë të papërfillshme për t’u imunizuar nga virusi. Më vjen shumë mirë që Europa iu kthye vaksinimit. Dhe do të shikojmë mundësinë edhe në vendet që jetojmë të ecin drejt imunitetit kolektiv, me vaksina si Phizer, Astrazeneca e me radhë.

Pëllumb Pipero

Kolegët e mi e kanë përfunduar vaksinimin. Edhe stafi i Spitalit Covid 1 dhe Shefqet Ndroqi e kanë përfunduar vaksinimin. Por në dijeninë time vaksinimi mjekëve dhe infermierëve ka përfunduar sipër programit.

Unë nuk kam një grafik të vdekshmërisë në të gjithë vendet për ti krahasuar ato.

Në javën e fundit ka një tendencë të rënies së rasteve në Evropë. Dhe kjo ka sjellë edhe një ulje të masave. Përsa i përket Shqipërisë besoj që një nga arsyet është mosrespektimi siç duhet I masave parandaluese. Flas edhe për përgjegjësinë  e institucioneve. Është e rëndësishme të kontrollohen masat shtrënguese. Këto janë dy arsyet kryesore që kanë mundësuar shtimin e  rasteve. Festimi pas një lloj kufizimi i festave të fundvitit, moskufizimi i lëvizjeve nga njëri qark në tjetrin. Një arsye tjetër është mosrepektimi i masave parandaluese në transportin publik. Janë diasa arsye që kanë çuar në shtimin e  rasteve, Një arsye tjetër është edhe fushata elektorale. Shumica e aktiviteteve të forcave poltike nuk shoqërohen me masa.

Erion Dasho

Unë mund të çuditem kur dëgjoj mjekët që i bëjnë fresk qeverisë të dalin me justifikime nga më të çuditshmet, madje edhe të akuzojnë edhe publikun se feston më mënyrë të papërgjegjshme.

Nuk na takon ne mjekëve, të flasim në këtë mënyrë. Ka një arsye. Kemi një dështim shumë planësh në menaxhimin e Covid. Kemi një kryeminisër të papërgjegjshëm që ka monopolizuar përgjigjen e Covid që nga momentet e para deri më tani. Kemi një kryeminisër mashtrues i cili vjet deklaronte që nuk ka nevojë për maska në parlament, pastaj kalonte në ekstremin e kundërt ku vendoste gjoba për maskat e leckave në rrugë

Kemi një kryeministër mashtrues që thoshte nuk kemi nevojë për testime kur të gjithë ne thoshim ka nevojë për të.

Kolegët në Shqipëri i mbanin iso në mënyrë të turpshme qeverisë dhe vazhdonin të thoshin nuk ka nevojë për testime kur OBSH thoshte gjurmo- testo.  Kemi një kryeministër të papërgjegjshëm që mashtronte me numrin e vdekjeve.

Kur dolën raportet e INSTAT dolën se gjysma e vdekjeve fshiheshin.

Dhe vijmë të vaksina që janë sjellë më pak se 70 mijë vaksina dhe Rama deklaronte sikur këto do shpëtonin popullisinë. Kur këto mjaftojnë vetëm për 1.2 përqind të popullsisë. Po të shikosh Izraelin apo Britaninë,  do shikojmë që në Shqipëri kemi një shoë me vaksinën. Vdekshmëria është katastrofike. Jemi me 300 vdekje për 100 mijë banorë. Jemi ndër vendet e para në botë për vdekshmërinë. Covidi ka bërë kërdinë në familjen e shqiptarëve. Kurse kryeministri bashkë me onturazhin e tij bëjnë shoë pas shoë dhe nuk marrin masa për jetën e shqiptarëve.

Pëllumb Pipero:

Natyrisht është e lehtë të hedhin akuza për mjekët, për ata që janë në kolltuqe apo jo, apo Pëllumbi i bën fresk apo jo qeverisë. Dhe doktor Erjoni duhet ta ketë në konsidetatë me kë flet.

Nuk e di ku e shikon situatën katastrofike. Nuk është situatë katrastrofike.

Çim Peka: Nuk është katastrofë me 1 të vdekur në 1 orë?

Pëllumb Pipero: Nuk ka pasur asnjëherë 1 të vdekur në 1 orë.

Spitali i sëmundjeve infektiv i cili fut në spital 100 veta dhe nga spitali dalin 90 të shëruar dhe 10 të vdekur, nuk mund ti fshehë 10 persona. Nëse INSTAT nxerr 300 vdekje ekstra, atëherë duhet të hetohet nëse ishin nga Covid, apo nga sëmundje të tjera.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco