Mentor Nazarko: Bandat kriminale në Elbasan, mbështesin më të fortin

Mentor Nazarko: Bandat kriminale në Elbasan, mbështesin më të fortin

21:33, 18/03/2021

Në studion e Çim Peka Live, për të komentuar përplasjen e sotme të kandidatit për deputet të PD, Luciano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca si edhe atë që ndodhi ditën e verës ku u përplasën njerëzit që i shkonin pas Ramës me simpatizantët e PD-së, analisti Mentor Nazarko tha ndër të tjera se

‘Elbasani ka këtë simbolikë që është dyshi i Partisë Socialiste atë që Rama e ka vendosur në kufijtë e zgjedhjeve të vitit 2017, por që edhe për Z. Boçi është sfidë e madhe me 2017 që duhët të ngjitet.

Z. Luca nuyk njihet për veprimtari kriminale. Njihet si investitor që e ka krijuar biznesin  e vet që në kohën e qeverisjes së PD.

Luca njihet si karakter impulsiv. Nëse ai ka thënë ato fjalë ndaj Z. Boçi janë në kufijtë e të dënueshmes. Unë kam dëgjuar kritika ndaj tij edhe për ndotjen e lumit. Unë jam i prirur që ta shikoj të vërtetën me shumë ngjyra.

Ngjarja e Elbsanit ka disa ngjyra.

Nuk është vetëm ngjyra e miniklipit që prodhohet që ky është kriminel, ky është bandë kriminale.

Në gjykimin tim bandat kriminale në Elbasan, apo bizneset kriminale mbështesin si rregull më të fortin dhe Elbasani ka qenë gjithmonë kështu.

Unë e kuptoj që nga ekstremizimi i fushatës del e fituar opozita.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco