Ka një mjegullnajë dhe një keqkuptim të shpërndarë nga propaganda e Edi Ramës me anë të medieve në lidhje me listën e PD-së dhe vendimmarrjen e KQZ-së.
KQZ thotë se numri i kandidatëve në lista duhet të jetë jo më shumë se 153. Kodi zgjedhor lejon minimumi 177 kandidatë.
Më poshtë është citimi i Kodit dhe një shpjegim i thjeshtë i formulës. Prandaj, PD doli mbrëmë me qëndrimin se vendimi për të shkurtuar listën e koalicionit të PD i shërben PS.
Kodi zgjedhor
Neni 67
Pika 4
‘Numri i kandidatëve në listën shumë emërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumë emërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre’
Shembull:
Nëse numri i mandateve është X, numri i kandidateve s'mund të jetë më i vogël se X+2.
Mbi këtë numër mund të shtohen të tjerë (Y), por nuk mund të zbritet poshtë numrit X shtuar 2 kandidatë.
Ne çdo rast totali duhet i plotpjesëtueshëm me 3.
Totali X+2+Y, duhet ne cdi rast te plotëpjestohet me 3.
Kodi parashikon numrin minimal te kandidateve. Jo numrin maksimal. Numri maksimal nuk ka qene asnjëherë i parashikuar nga Kodi.
Minimumi i kandidatëve mund të jetë 177, e jo 153 sa pretendon KQZ.
© SYRI.net