Patentat e Shqipërisë do të njihen në Itali

Patentat e Shqipërisë do të njihen në Itali

09:33, 18/03/2021

U nënshkrua në Tiranë marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.

Në emër të qeverisë shqiptare kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa për palën italiane, nga Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci.

Nënshkrimi i sotëm do të pasohet nga përfundimi i proceduarve të brendshme ligjore të secilës palë, deri në botimin në Fletoren Zyrtare.

Firmosja e marrëveshjes u lajmërua nga Xhaçka, gjatë takimit që ajo pati javën e kaluar në Romë, me homologun italian, Luigi Di Maio, ku u konfirmua dakordësia për një prej marrëveshjeve me ndikim të madh në mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.

“Janë pikërisht veprime konkrete si ky, edhe pse në dukje të vogla në skemën e madhe të diplomacisë, që kanë impaktin më konkret e të drejtpërdrejtë tek qytetarët”, tha ministrja Xhaçka pas takimit, në Romë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco