VIDEO/ Detaje nga aksidenti horror që i mori jetën studiuesit shkodran

VIDEO/ Detaje nga aksidenti horror që i mori jetën studiuesit shkodran

08:56, 18/03/2021

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme, në kryqëzimin e Dajçit, ku viktimë mbeti 55-vjeçari Eduard Grishaj.

Mësohet se Grishaj ishte edhe studiues dhe ka pasur një kontribut në demonstratat antikomuniste të 2 prillit.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku, e cila në një postim në Facebook shkruan:

“Ngushëllime familjes Grishaj për ndarjen nga jeta, në mënyrë tragjike të familjarit model! Studiuesi Eduard Grishaj ishte një qytetar i nderuar shkodran, një intelektual, që nuk do harrohet kurrë për kontributin e tij në demonstratën antikomuniste të 2 prillit e në pasurimin e memories kulturore të qytetit. Lavdi e mirënjohje!”

Viktima Eduard Grishaj ishte studiues dhe përgjegjës i fondit 'Pipa' në Bibliotekën e Muzeut Historik në Shkodër.

Image

Si ndodhi aksidenti

Grishaj ishte drejtuesi i makinës tip “Benz”, e cila si pasojë e përplasjes së fortë u fut e gjitha poshtë kamionit.

Nga informacionet  e siguruara nga mediat bëhet e ditur se 55-vjeçari ndërroi jetë në vend, por u desh më shumë se një orë për nxjerrjen e makinës nga kamioni e më pas nxjerrjen e trupit të pajetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco