LSI denoncon PS për vjedhje të të dhënave personale/ ‘U futen në shtëpi dhe në numrat privatë…’

LSI denoncon PS për vjedhje të të dhënave personale/ ‘U futen në shtëpi dhe në numrat privatë…’

20:34, 17/03/2021

Duke akuzuar PS për vjedhje të të dhënave personale, LSI ka publikuar një mesazh të regjistruar të një anëtari socialist i cili ka marrë një qytetar për ta pyetur për votën.

Qytetari është i shqetësuar në audion e regjistruar dhe personi thotë se numrin e ka marrë nga KQZ.

LSI përmjet nënkryetarit të saj Petrit Vasili ka ngritur shqetësimin në lidhje me të dhënat private të qytetarëve.

“Zyrat e Partisë Socialiste u futen edhe në shtëpi dhe në numrat privatë të tyre, duke përdorur të dhënat private të qytetarëve, të cilat zotërohen vetëm nga institucionet shtetërore”, tha Vasili në një komunikim për mediat.

Vasili i ka bërë thirrje KQZ dhe Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të nisin “një hetim të menjëhershëm dhe të thelluar dhe të gjithë përgjegjësit të nxirren para ligjit. Gjithashtu të mbahet qëndrim ligjor edhe ndaj Partisë Socialiste alias Rilindjes”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco