Pamje të rënda/ Aksidenti i tmerrshëm, makina përfundon e palosur poshtë karrocerisë së kamionit

Pamje të rënda/ Aksidenti i tmerrshëm, makina përfundon e palosur poshtë karrocerisë së kamionit

20:34, 17/03/2021

Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Dajç.

Siç shikohet edhe nga pamjet, një automjet është përplasur me një kamion, ku deri më tani raportohet për 2 persona të plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që makina ka përfunduar e shtypur në pjesën e pasme të kamionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco