KQZ regjistron në zgjedhje Tom Doshin, thirrjet e Yuri Kim shkojnë në vesh të shurdhët

KQZ regjistron në zgjedhje Tom Doshin, thirrjet e Yuri Kim shkojnë në vesh të shurdhët

20:09, 17/03/2021

Paçka se ambasadorja amerikane bëri thirrje të vazhdueshme që Tom Doshi të mos pranohej si kandidat në këto zgjedhje për shkak sepse Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vendosur në listën e zezë, duke i ndaluar hyrjen në SHBA. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mësohet se ka regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit Partinë Social Demokrate të drejtuar nga ai vetë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ, ku i është hapur zyrtarisht rruga Doshit për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

KQZ edhe më herët ka deklaruar se kërkesës së Ambasadës amerikane për mos lejimin e Tom Doshit që të marrë pjesë në zgjedhje, do t’i përgjigjet në bazë të legjislacionit shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco