Takimi me fermerët/ Grida Duma: PD financim për infrastrukturën bujqësore 50 milion euro çdo vit

Takimi me fermerët/ Grida Duma: PD financim për infrastrukturën bujqësore 50 milion euro çdo vit

17:56, 13/03/2021

Kandidatja për deputete, Grida Duma, ka zhvilluar takim me banorë të fshatit Bago në Kavajë ku është shprehur se PD do të realizojë financim për infrastrukturën bujqësore deri në 50 milion Euro çdo vit.

Nuk kemi asgjë as drita, as ujë, as rrugë... asgjë! Vetëm na kërkohet ti paguajmë shtetit dhe nga ana tjetër skemi bukë. Duhet të zhduket Rama një orë e më parë është e pamundur mbijetesa”

Partia Demokratike do të realizojë financim për infrastrukturën bujqësore në 50 milion Euro çdo vit. Partia Demokratike do të mbështesë direkte me para në dorë për çdo dynym toke të kultivuar dhe krerë në blegtori.

Do të realizohet ulje e shpenzimeve të fermerëve për mekanikën bujqësore, pajisjet, plehrat kimike, farërat, fidanët, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimëve.

Ju garantoj se Shqipëria Fiton me dt 25 Prill

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco