‘Kandidove i detyruar nga krimi’/ Duka-Ramës: Vazhdo Robo, diktatorët kanë të njëjtin fund…

‘Kandidove i detyruar nga krimi’/ Duka-Ramës: Vazhdo Robo, diktatorët kanë të njëjtin fund…

18:34, 12/03/2021

Kryetari i PAA-së Agron Duka ka reaguar sërish ndaj Ramës, duke sqaruar pozicionin e tij karshi votuesve, në një dialog të skenuar në Facebook.

Duka i ka shtruar një sërë pyetjesh Ramës, duke theksuar se kandidoi në Durrës i detyruar nga krimi dhe oligarkët.

Postimi i plotë i Agron Dukës:

DUKA: Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?!

- Ti çfarë përfaqëson?!

Ja ta them unë:

- Ti je përfaqesues i kriminelëve, unë i njerëzve të thjeshtë të Shijakut dhe Durrësit.

A të duan shqiptarët?

Ja ta them unë:

- Ti robo je bërë gogol për shqiptarët, unë përherë miqësor me popullin tim.

Çfarë di për vete Ti në 8 vite  qeverisje?

Ja ta them unë:

 - Ti je kthyer në mankth për shqiptarët!!! Unë dhe kolegët e mi jemi shpresa.

Dhe në mbyllje nga Shijaku të them:

- Vazhdo Robo diktatorët kanë të njëjtin fund kudo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco