Gjykata e Lartë drejt zhbllokimit, KLGJ i propozon presidentit 4 kandidatë për gjyqtarë

Gjykata e Lartë drejt zhbllokimit, KLGJ i propozon presidentit 4 kandidatë për gjyqtarë

15:49, 12/03/2021

Më në fund Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) i ka propozuar presidentit Ilir Meta 4 kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën e Lartë e cila për disa vite ka qenë e bllokuar.

Sipas një njoftimi të  nga KLGJ emrat e propozuar janë:

Sokol Binaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

Albana Boksi, gjyqtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

Sandër Simoni, Kryetar i Gjykatës së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Klodian Kurushi, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

“Emërimi i këtyre gjyqtarëve të rinj, të cilët e kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar është një hap drejt ngritjes së plotë të Gjykatës së Lartë”, shkruhet në njoftimin për shtyp të KLGJ-së, të botuar në faqen zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco