Pritja madhështore e kreut të PD Basha në Kavajë, Rama dërgon policinë, procedohen 24 persona

Pritja madhështore e kreut të PD Basha në Kavajë, Rama dërgon policinë, procedohen 24 persona

10:00, 12/03/2021

Një ditë pas vizitës të kryetarit të opozitës Lulzim Basha në Kavajë, policia ka proceduar 24 persona. “BalkanËeb” raporton se Policia e Kavajës ka proceduar 24 persona për organizim të tubimit të paligjshëm dhe bllokim të lëvizjes së mjeteve.

Kreu i PD Lulzim Basha u prit dje në Kavajë nga qindra persona dhe nuk mungoi habia e tij për praninë e tyre. Madje kreu i PD iu bëri thirrje disa herë për respektimin e distancës dhe vendosjen e maskave.

Ndërkohë entuziazmi i madh në këtë takim spontan duket që nuk i ka pëlqyer Ramës që me sa duket ka urdhëruar policinë të ndëshkojnë pjesmarrësit e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco