‘Ëndrrën e një populli për liri nuk ka regjim që e ndal’/ Bushati kujton masakrën komuniste në 11 mars 1948

‘Ëndrrën e një populli për liri nuk ka regjim që e ndal’/ Bushati kujton masakrën komuniste në 11 mars 1948

21:55, 11/03/2021

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Shkodër, Helidon Bushati, ka kujtuar ditën e sotme, 11 marsin e 1948, ku dhuna e pushkës së diktaturës komuniste, si gjuha e vetme ndaj çdo reagimi opozitar, pushkatoi 16 të pafajshëm, 4 prej të cilëve klerikë.

‘Dom Frano Gjini, At Mati Prennushi, Dom Nikolle Deda, At Çiprian Nika, Cin Serreqi, Dulo Kali, Cuf Dragusha, Guljem Suma, Ing Fahri Rusi, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjeter Prendush Pali, Gasper Simon Gaspri, Xhelal Hardolli, Zef Kole Prela dhe Rasim Gjyrezi janë shembulli kur thirrja për liri e një kombi vlen më shumë se jeta e një personi’, shkruan Bushati në Facebook.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Si sot me 11 Mars të 1948, dhuna e pushkës së diktaturës komuniste, si gjuha e vetme ndaj çdo reagimi opozitar, pushkatoi 16 të pafajshëm, 4 prej të cilëve klerikë.

Dom Frano Gjini, At Mati Prennushi, Dom Nikolle Deda, At Çiprian Nika, Cin Serreqi, Dulo Kali, Cuf Dragusha, Guljem Suma, Ing Fahri Rusi, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjeter Prendush Pali, Gasper Simon Gaspri, Xhelal Hardolli, Zef Kole Prela dhe Rasim Gjyrezi janë shembulli kur thirrja për liri e një kombi vlen më shumë se jeta e një personi.

I morën jetën sepse një diktaturë asgjë nuk e tmerron më shumë se liria.

Papajtueshmëria e tyre me të keqen duhet të na shërbejë edhe sot si leksion se ëndrrën e një populli për prosperitet nuk ka regjim që e ndal, sado t’i lajë duart me gjakë e dhunë.

Kjo nuk mund të jetë vetëm një kujtesë historike, por edhe një apologji e sotme se ëndrra e tyre për një Shqipëri të lirë ende nuk është përmbushur.

Është detyrë e jona që kapitulli i errët që mbylli edhe jetët e tyre, të mbyllet përgjithmonë.

Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë shenjtor i sotëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco