Pano Soko: Rama një rrugaç. Të japë llogari si i ka menaxhuar 33 mld euro taksa në 8 vite qeverisje

Pano Soko: Rama një rrugaç. Të japë llogari si i ka menaxhuar 33 mld euro taksa në 8 vite qeverisje

21:34, 11/03/2021

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, në Çim Peka Live, duke komentuar sjelljen e Ramës dje teksa shpërfytoroi fytyrat e kundërshtarëve politikë, e cilësoi këtë si një palaçollëk të një kryeministri që duhet të japë llogari si i ka menaxhuar 33 miliard euro taksa të shqiptarëve në 8 vite qeverisje.

‘Kjo është një formë e derexhesë ku jemi katandisur në këtë moment, derexhesë politike. Politika shqiptare ka arritur fundin, pra nadirin e politikës dhe kjo shfaqje e shëmtuar që bëri dje ky zotëria që mori dhe i telendisi ata njerëz që sido që të jetë ata njerëz janë prindër që kanë edhe fëmijë është e turpshme.

Ajo është një ngjarje që tregon se si poltika na derivon në të tilla palaçollëqe.

Ai është një rrugac që merret me deformimin e figurës së tjetrit, për ti denigruar fizikishst. Ajo që i bëri znj. Dumës, është rrugaçëri. Çfarë simbolike kishte ajo fotoja e Grida Dumës.

Unë them që mund të merresh me atë politikisht, por jo me fytyrën e saj.

Kush është alternativa që po tregon.

Zoëtri ke 8 vjet në pushtet. Ke menaxhuar 33 miliard euro taksa për 8 vjet dhe atë duhet të bëjë ai kryeministër që të japë llogari. Ky njeriu që na ka propozuar ligjin për dizinformimin. Është një nen ku thoshte ‘deformimi i fytyrës…. Ndërkohë që e bën vetë një gjë të tillë.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco