Qytetarët bien pre e mashtrimit/ Mesazhe të shumtë për të përfituar bonus për fëmijët ‘Ditën e Verës’

Qytetarët bien pre e mashtrimit/ Mesazhe të shumtë për të përfituar bonus për fëmijët ‘Ditën e Verës’

15:18, 11/03/2021

Nuk ndalen mashtrimet kompjuterike dhe keqpërdorimi i thirrjeve telefonike.

Rasti më i fundit ka shkaktuar konfuzion tek qytetarët, pasi me anë të një mesazhi njoftoheshin se do të jepej një bonus prej 5 mijë lekësh për çdo prind me fëmijë nën moshën 10 vjeçare.

Për tërheqjen e shumës duhet të paraqiteshin në filialet e Abi Bank brenda datës 14 mars.

Mesazhi ka mbërritur edhe në redaksinë e SYRI TV, duke vënë në lëvizje gazetarët për të investiguar rastin, pasi nga mënyra e dërguar dukej që kishte përmbajtje jo korrekte.

Image

Menjëherë gazetarët e Syri TV kanë kontaktuar me institucionin për të konfirmuar dhe më për të marrë më shumë informacione rreth këtij mesazhi apo për vërtetësinë e tij.  Por rezultoi se mesazhi ishte një mashtrim nga persona ende të paidentifikuar që kanë përdorur emrin e bankës për të shkaktuar konfuzion tek qytetarët.

Por teksa ky mesazh kishte mbërritur në redaksinë e SYRI TV ishte shpërndarë edhe tek qindra qytetarë, të cilët nuk kanë arritur të evidentojnë mashtrimin dhe ishin dyndur në sportelet e bankave pas marrjes së mesazhit.

Autoritetet dhe institucionet, u bëjnë apel që qytetarët të kenë kujdes me vërtetësinë e informacioneve që marrin në telefonat e tyre, pasi informacioni zyrtar shpërndahet nëpërmjet ueb të autorizuar të  Bankave, pasi çdo burim tjetër mund të çojë në  keqpërdorim e të dhënave personale të qytetarëve dhe përdorjen e tyre për qëllime të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco