Pritje madhështore në Kavajë/ Basha hipën mbi makinë: Rama ik

Pritje madhështore në Kavajë/ Basha hipën mbi makinë: Rama ik

14:57, 11/03/2021

Kreu i opozitës së Bashkuar Lulzim Basha është pritur në mënyrë madhështore në qytetin e Kavajës.

Siç edhe duket nga pamjet e transmetuara live në Facebook e kreut të PD, pritja ka qenë mjaft e mirë.

Për shkak të numri të madh të njerëzve të mbledhur, Basha është detyruar të ngjitet në tavanin e makinës për të përshëndetur të pranishmit.

I emocionuar nga kjo pritje e qytetarëve, që thërrisnin ‘Rama ik’, Basha ka hipur mbi makinë dhe i ka përshëndetur të gjithë mbështetësit e tij.

‘Kujdes maskat! Ju falënderoj nga zemra. Bashkë për ndryshimin. Rama ik!’ tha Basha duke iu kujtuar masat anti-Covid të mbajtjes së distancës.

‘Mbajmë pak distancë se jemi shumë afër njëri-tjetrit’, dëgjohet të thotë ai.

Basha në Kavajë do të zhvillojë një takim me sipërmarrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco