Bora arrin deri në 10 centimetra në Korçë

Bora arrin deri në 10 centimetra në Korçë

14:50, 11/03/2021

Ulja e temperaturave ka bërë që qarku i Korçës të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore në lartësitë mbi 900 metra.

Temperaturat janë ulur deri në -4 gradë ndërsa trashësia e borës varion nga 2-10 cm në akset rrugore Voskopojë, Qafa e Qarrit dhe rruga e Dardhës.

 

Sikurse raportohet, nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në rrugë, por në orët e paradites kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve, raporton A2.

Ndërkaq në Pogradec, nuk ka probleme me qarkullimin por me furnizimin me energji elektrike në një pjesë të qytetit për shkak të punimeve që po bëhen në rrjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco