Reagon Bislimi: Ja kur Biden nisi të merrej me çështjen e Kosovës

Reagon Bislimi: Ja kur Biden nisi të merrej me çështjen e Kosovës

22:47, 07/01/2021

Sonte në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në RTK, në storjen për Joe Biden u tha se historia e tij me Kosovën filloi më 1998. 

Deputeti i LDK-së, Faton Bislimi ka theksuar se e vërteta është pak më ndryshe! Realisht, Biden fillon të miret me çështjen e Kosovës qysh në vitin 1991; pra shumë më herët, dhe kjo si rezultat direkt i punës së Joe DioGuardit me Biden kur ky i fundit ishte Senator, shkruan Syri.net Kosova.

"Joe Biden për Joe DioGuardin: “Ju më arsimuat për Kosovën, ju ma ndryshuat mendjen dhe zemrën, ma bëtë këtë çështje pasion!”

Nuk ka gjë më të bukur sesa kur një Kongresist Republikan gëzon jo vetëm respektin por edhe besimin e plotë të një Senatori Demokrat. Puna e Joe Biden për Kosovën sa ishte Senator dhe mandej edhe Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit nuk kishte ndodhë rastësisht, por vetëm si rezultat i bashkëpunimit të afërt me të nga ana e Kongresistit Joe DioGuardi. 

Dëgjojeni Joe Biden duke thënë me gojë të vet këtë që unë e kam prezantuar saherë që më është dhënë mundësia. Që nga minuta e 5-të në videon e mëposhtëme nga takimi i Joe Biden me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Columbus Citizens Foundation në NYC në vitin 2001, keni mundësi ta dëgjoni Biden duke thënë: “Jam këtu me ju për shkak të Joe dhe Shirley DioGuardi, të cilëve u jam falëmnderues që më arsimuan mua… kam 30 vite në Senat, jam zgjedhë për herë të parë kur isha vetëm 29 vjecar, dhe politikën e jashtme e kam pasë prioritet… kam menduar se dija mjaftueshëm për Evropën. Mirëpo, ishte ai dëgjimi i parë në Senat në vitin 1991, në të cilin Joe (DioGuardi) ju dëshmuat dhe ju dhatë aq shumë argumente bindëse sa që më ndryshuat mendjen me fjalimin tuaj aq të fuqishëm. Por, ju më ndryshuat edhe zemrën… Unë vendosa atëherë të ballafaqohesha me Milosheviqin, dhe kur e takova për here të parë, nuk lejova që të kishte as kamera e as foto nga ai takim dhe as që ia dhashë dorën, dhe kjo ishte një gjë shumë e pazakontë që një Senator t’ia bënte një Presidenti të një vendi… Por, ju (DioGuardi) ma bëtë pasion cështjen e Kosovës, kur më treguat për fjalimin e mbushur më nacionalizëm të tmerrshëm të Milosheviqit afër Prishtinës, që i parapriu luftës gjenocidiale të Serbisë ndaj shqiptarëve… SHBA ka interesa vitale në Ballkan. Pa paqe e stabilitet në Evropë, SHBA nuk mund të ekzekutojë politikën e saj të jashtme askund në botë…”,ka shkruar Bislimi në Facebook.

Sonte në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në RTK, në storjen për Joe Biden u tha se historia e tij me Kosovën filloi më...

Posted by Faton Bislimi on Thursday, January 7, 2021

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco