Reagon Jeta Krasniqi pas deklaratës së Lajçak: Asociacion pa diskutim, njohje duke parë duke bërë

Reagon Jeta Krasniqi pas deklaratës së Lajçak: Asociacion pa diskutim, njohje duke parë duke bërë

13:49, 15/10/2020

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ndaj deklaratave të dërguarit të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka thënë se nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi, pa Asociacion të komunave serbe në Kosovë.

Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se mesazhi i Lajçakut është i qartë “ Asociacion pa diskutim”.

“D.m.th Lajcak thotë ‘Nuk ka marrëveshje pa Asociacion’ por kur pyetet për çështjen e njohjes nga ana e Serbisë thotë: ‘Ai nuk ka mandat të përkufizoj se çfarë do të thotë normalizim. Ai ka për mandat vetëm të lehtësoj procesin drejtë normalizimit. I bie palëve të dakordohen se çfarë d.m.th normalizim’. Shkurt, Asociacion pa diskutim, njohje duke parë duke bërë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco