Zemaj e Muhaxheri diskutojnë për situatën me pandeminë

Zemaj e Muhaxheri diskutojnë për situatën me pandeminë

13:44, 15/10/2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri me të cilin ka biseduar për situatën me pandeminë.

Zemaj e Muhaxheri u dakorduan që shtabi emergjentë të vazhdojë të jetë në gatishmëri.

Postimi i plotë:

Sot në mesditë me kryetarin e komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxherin dhe stafin e tij, bëmë një vlerësim të situates epidemiologjike si  dhe u dakorduam që shtabi emergjent të vazhdojë të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore , inspektoratet të jetë aktiv maksimalisht që të ndikohet e të respektohen rregullat anti-Covid-19.

Ndërsa Qendra për Mirëqenien e Gruas me aktivitetet për mirëqenien e gruas në rajonin e Pejës, është përballur me sukses duke siguruar mjedis të sigurt për gratë, të mbijetuarat e dhunës në familje.

U njoftova nga menaxhmenti i kësaj organizate joqeveritare për kapacitetet e këshillimit për nevojat shëndetësore, sociale, arsimore, psikologjike, ligjore dhe sociale për gratë dhe fëmijët që kanë përjetuar dhunë në familje për rajonin e Pejës.

Puna humane e QMG-së, në aspektin shëndetësor, do ta ketë përkrahjen brenda mandatit  të saj, duke u gjendur pranë secilës grua dhe fëmijë që kanë përjetuar dhunë në familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco