Lajçak ua 'mbyll' gojën partive për Asociacionin

Lajçak ua 'mbyll' gojën partive për Asociacionin

13:32, 15/10/2020 Nga Albionë Zhitia

I emëruari i Bashkimit Evropian për dialog mes Prishtinës e Beogradit, Miroslav Lajçak ka tri ditë që po qëndron në Kosovë.

Qëllimi i vizitë së tij ka të bëjë më gjetjen e një zgjidhje për të tejkaluar ngërçin e krijuar në dialog për shkak të Asociacionit.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë ai nuk la liderë institucionale e partiak pa takuar.  

Të gjitha subjektet politike shqiptarë në deklarimet e tyre në lidhje me takimin me Lajçak nuk e përmendën çështjen e Asociacionit përveç se janë për një arritjen e një marrëveshje finalje që konsiston me njohje reciproke – shkruan Syri.net Kosova

Por heshtjes së politikanëve kosovarë, iu dha fund, i dërguari i BE-së, gjatë një konference për media.

Ai këmbëngul se Asociacioni duhet të implementohet, duke thënë se kjo është marrë si zotim nga pala kosovare.

“Marrëveshje e Asociacionit është arritur në 2013 dhe 2015 në Brjksel por që nuk është implementuar dhe Kushtetuesja ka thënë se duhet të implementohe në përputhje me të dhe kjo është arsyeja se çfarë kërkojmë. Implemntimi për asociacionit do të jetë pas nënshkrimit mes palëve dhe nuk duhet ta nënshkruajmë këtë sot e më pastaj të bisedojmë nesër”.

Tutje shtoi se mandati i tij është për t’i normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vende, teksa shtoi normalizimi nuk mund të bëhet pa pasur vullnet për të implementuar ato që janë.

“Ne po negociojmë për normalizim mes vendeve. Mandati im është normalizim dhe jemi këtu që ta lehtësojmë procesin dhe janë dy palët që duhet të dakordohen. Kosova e ka votuar marrëveshjen për asociacionin dhe duhet të implementimet asociacioni” – raporton Syri.net

Që nga shtatori kur pala serbe ka kërkuar që në Bruksel të bisedohet për statutin e krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pala kosovare nuk ka pranuar të flas për këtë temë me faktin se marrëveshja ekziston dhe se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Është kryeministri Hoti, ai që në vazhdimësi ka potencuar se kjo bashkësi komunash nuk do të ketë kompetenca ekzekutive ashtu siç po kërkojnë në Serbi.

Prandaj, Lajçak nesër do të shkojë në Beograd, me ç’rast pret që së shpejti do t’i mirëpres delegacionet për raundin e ri të bisedimeve në Bruksel.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco