Kryetari i Kamenicës thotë se nuk funksionon me shantazhe...

Kryetari i Kamenicës thotë se nuk funksionon me shantazhe...

13:23, 15/10/2020

Me gjysmë ore vonese ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Kamenicës. 

Pika kryesore e seancës është propozimbuxheti për vitin 2021. LDK-ja dhe Vetevendosje nuk po marrin pjesë në mbledhje.

Asamblistët e AKR-së dhe një asamblist i PDK-së lëshua mbledhjen e Kuvendit, duke e pamundësuar vazhdimin e seancës në mungesë të kuorumit.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qendron Kastrati, i është përgjigjur asamblistëve të cilët lëshuan mbledhjen, duke pamundësuar vazhdimin e seancës së jashtezakonshme ku pritej të votohej buxheti. 

"Refuzoj të bëhem pjese e mentalitetit që dikë e shpall tradhtar e shpiun. Buxheti s'ka asnjë lidhje me reformën në arsim. Buxheti nuk është i imi, është i qytetarëve dhe qytetarët në fund do ta japin vlerësimin për secilin. Unë nuk funksionojë me shantazhe, unë funksionojë me parime", tha kryeari Kastrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco