Asociacioni krijohet pas nënshkrimit të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Asociacioni krijohet pas nënshkrimit të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

13:09, 15/10/2020

I derguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se që nga hera e parë që ka qenë në Prishtinë, para katër muajve, është arritur progres  në procesin e dialogut.

“T’ju përkujtoj që kjo është vizita ime e dytë. Nga vizita e parë para katër muajve kemi bërë një progres të mirë. Rifilluam dialogun në mes të korrikut dhe që atëherë kanë ndodhur tri takime në nivel të lartë dhe një numër të  raundeve me kryenegociatorët. Ne u dakorduam se cilat janë elementet kryesore të marrëveshjes dhe tani ato po i negociojmë në detaje. Po diskutojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme. Një marrëveshje që do ta sjellë Kosovën dhe Serbinë më afër BE-së sepse bazohet në të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Tutje, ai foli pak edhe për Asociacionin, për të cilin tha se Kosova duhet t’u qëndrojë zotimeve të saja.

“Kemi diskutuar për të zhdukurit dhe të pagjeturit, dhe kjo është është një çështje e rëndësishme për pajtimin, dhe çështja e dytë janë ato ekonomike.  Nuk ka çështje të lehta në procesin tonë, dhe ne pajtohemi që t’i diskutojmë ato, siç është çështja e Asociacionit të Komumave me Shumicë, dhe kjo është marrë me emocione në Kosovë, dhe unë e kuptoj shqetësimin. Kosova ka bërë zotim me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015 dhe duhet të tregojë konsistencë për këto zotime. Dialogu duhet t’i përmbyllë të gjitha çështjet e hapura”, tha Lajçak.

Lajçak tha se nesër do të shkojë në Beograd, dhe se së shpejti do t’i mirëpres delegacionet për raundin e ri të bisedimeve,

“Do të udhëtoj në Beograd. Unë i mirëpres të dy delegacionet së shpejti në Bruksel”, tha Lajçak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco