Ambasadori i Izraelit në Serbi: Nuk ka një datë specifike njohjen zyrtare të Kosovës

Ambasadori i Izraelit në Serbi: Nuk ka një datë specifike njohjen zyrtare të Kosovës

13:06, 15/10/2020

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, deklaroi pas qëndrimeve të 4 shtatorit, nuk është bërë asgjë për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës.

Ai gjithashtu shtoi se ende nuk ka një datë specifike se kur kjo mund të ndodhë.

“Mund të ju siguroj se do t’i njoftojmë miqtë tanë në Serbi për lëvizjet tona. Do të bëj më të mirën për ta bërë këtë sa më transparente dhe ta informojmë Serbinë paraprakisht”, është shprehur Vilan.

I pyetur nëse pas njohjes zyrtare, Izraeli do të mbështesë Kosovën për anëtarësim në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ai ka thënë se për këtë nuk është diskutuar, shkruajnë mediat në Kosovë.

“Është shumë herët që të flitet për këtë. Si vend që ka vuajtur si askush tjetër në OKB, ju siguroj se Izraeli do të tregojë seriozitetin më të lartë rreth kësaj çështjeje”, është shprehur ai.

Po ashtu Vilan ka thënë se shteti i Izraelit e ka mirëpritur vendimin e Serbisë për ta zhvendosur ambasadën në Jerusalem në korrikun e vitit të ardhshëm.

Më 4 shtator në Uashington, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në prani të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në marrëveshjen e nënshkruar Kosovë-SHBA, një nga pikat garanton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Izraelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco