Haki Abazi 'shpërthen' ndaj Vlora Çitakut

Haki Abazi 'shpërthen' ndaj Vlora Çitakut

15:48, 07/10/2020

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosjes, ka reaguar pas vendimit të presidentit Thaçi për ta liruar nga pozita e ambasadores në SHBA, Vlora Çitakun.

Abazi e ka quajtur Çitakun, ambasadore ilegale  dhe mashë të presidentit Thaçi që ilegalisht ka qëndruar në atë pozitë.

Sipas Abazit prapa lirimit të Çitakut nga pozita e ambasadores fshihet një akt tjetër, duke iu referuar raportimeve në media se Çitaku do të jetë kandidate për pozitën e presidentes.

Reagimi i plotë:

Drama Kosovare sot:

Një President perfid ilegal, experimentues e keqbërës. Një kryeminstër ilelgal e tinzar, kur paguan vet ha sandwich kur paguan shteti “e ha me tesha vesh”.

Një qeveri pakurriz, kuislinge e propaganduesish, me nga 120 kg droge neper sirtarë të këshilltarëve politikë e kujt tjetër jo.

Një ambasadore ilegale, mashë e presidentit ilegal që ilegaliaht ka qëndruar në pozitën e fundit derisa ka keqpërdorur mijëra euro si ministre. Në aktin e fundit para se të rrëzohet perdja e turpit po bëhet gati edhe për një akt tjetër ilegal.

Një dyzinë individësh hipokrit në qeveri ilegale kuislinge që nuk janë të zgjedhur, nuk kanë marrë votat as në partinë e tyre e as në zgjedhjet e përgjithëshme por që e mbajnë peng vendin për interesat e klaneve dhe grupeve që w kanë varfëruar vendin dhe ja kanë zbehur kredibilitetin në çdo anë. Aty janë jo për shtetin e as për qytetarët por per nipat dhe dajat e tyre.

Kjo dramë shpërfaqë sistemin e antidemokracisë dhe kapjes dhe vendi ka nevojë të domosdoshme të përfundoj kjo dramë sa më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco