Vlora Çitaku e lumtur: Unë po vi në Kosovë

Vlora Çitaku e lumtur: Unë po vi në Kosovë

15:03, 07/10/2020

Pasi u zyrtarizua kthimi i saj në Kosovë, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku e ka konfirmuar edhe vetë se do të largohet nga misioni i saj në Ëashington.

Çitaku ka thënë se ka qenë nder i jetës së saj që ta prezantojë Kosovën në SHBA.

Ajo më tej ka falënderuar institucionet e Kosovës për besimin që i kanë dhënë përgjatë këtyre viteve.

Çitaku ka shkruar se ishte po ashtu privilegj i saj që ishte në gjendje të prezantoj historitë mahnitëse të rinisë kosovare në Ëashington DC dhe në të gjithë SHBA.

“Është zyrtare. Pas më shumë se pesë viteve në Ëashington DC, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka qenë nder i jetës time. Dëshiroj të falënderoj institucionet e Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe. Isha shumë e privilegjuar gjithashtu që të prezantoj historitë mahnitëse të rinisë kosovare në Ëashington DC dhe në gjithë SHBA. Faleminderit të gjithë të rinjve që në kanë inspiruar. Të isha kampion i juaj ka qenë gëzim i madh. Të gjithë miqve të mi në DC dhe në SHBA, faleminderit për shoqërinë dhe bashkëpunimin tuaj. Edhe pse pandemia ka limituar opsionet e mia, unë do të provoj të takoj disa nga ju përpara se të shkoj. SHBA faleminderit që më pranuar, Kosovë ja ku po vij”, ka shkruar Çitaku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco