Vlora Çitaku e la Uashingtonin, për postin e presidentes?

Vlora Çitaku e la Uashingtonin, për postin e presidentes?

14:43, 07/10/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka urdhëruar largimin e Vlora Çitakut nga çdo funksion që ajo e ka pasur në Uashington.

Kjo urdhëresë ka hapur rrugën e supozimit që Vlora të jetë pasardhësja e Thaçit, pra, të ulet në karrigen e presidencës.

Lidhur me këtë çështje është prononcuar edhe analisti kosovar Imer Mushkolaj, i cili për Syri Kosova tha se emri i Çitakut është i pranueshëm edhe për LDK-në.

“Vlora mund të jetë kandidate serioze e PDK-së për këtë pozitë edhe pse nuk e di nëse e pranon e gjithë partia, pasi dihet që janë të ndarë gjysma me Thaçin e gjysma me Veselin” ka thënë Mushkolaj për Syri.net.

Por kjo ndarje e PDK-së sipas Mushkolajt mund të mos jetë fort e rëndësishme kur emir I saj është I përshtatshëm për Lidhjen Demokrstike të Kosovës.

“Jam I sigurt se ajo është e pranueshme në LDK”, ka thënë ai.

E emir i Vlora Çitakut për presidente të Kosovës sipas Mushkolajt, bëhet edhe më I besueshëm kur tash po afrohet koha që Gjykata Speciale të marrë vendim për presidentin aktual Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.

Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka nënshkruar dekretin për tërheqjen së ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas dekretit Thaçi e ka urdhëruar largimin e ambasadores së deritanishme në Ëashington, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri në emërimin e ambasadorit të ri.

“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Ëashington”, thuhet në dekretin e Presidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco