Nesër vendoset për paratë e Trustit

Nesër vendoset për paratë e Trustit

14:06, 07/10/2020

Qeveria e Kosovës pret që nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ekzekutivi, për të gjashtë herë është në përpjekje për të siguruar votat e mjaftueshme nga pozita dhe opozita që të kalojë ky projektligj në parlament.

Megjithatë, partitë opozitare ende mbajnë qëndrim të njëjtë për ta kundërshtuar këtë pako.

Drejtues të Ministrisë së Financave sot kanë kërkuar nga pozita dhe opozita në Kuvend që ta votojnë këtë projektligj për arsye siç potencojnë, është në interes të qytetarëve dhe kryesisht në interes të sektorit privat dhe ekonomisë në përgjithësi.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi beson se nesër pas tentativës së pestë të kalon ky projektligj që parash edhe tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale.

Krasniqi ka thënë se Kuvendi duhet të bëjë përpjekje derisa të kalohet ky projektligji duke shtuar se kjo është ndihmë për shpëtimin e ekonomisë së vendit.

“Pres që nesër me kaluar ky projektligj, se si do të zhvillohen procedurat dhe sa herë nuk mund të them, kjo është punë që të bisedohet brenda Grupeve Parlamentare, brenda Kryesisë së Kuvendit. Ne duhet të tentojmë derisa të arrijmë me aprovua këtë projektligj, pasi është ndihmë në shpëtim të ekonomisë së Kosovës. Do ta zvogëlonte pjesën e rënies ekonomike dhe të hyrat buxhetore si dhe ndihmë për sektorin privat për me ruajt aktivitetin ekonomik dhe me u ringjallë sektori privat. Andaj, po shpresoj që në këto kushte të gjithë me qenë të vetëdijshëm që është një nevojë e madhe për me kaluar projektligji për rimëkëmbje ekonomike”, tha Krasniqi.

Këto komente Krasniqi i bëri pas mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere ku ka prezantuar disa projektligje për marrëveshje ndërkombëtare, të cilat morën mbështetjen e Komisionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco