Pas Hotit edhe Bajrami injoron deputetët, nuk iu shkon në takim

Pas Hotit edhe Bajrami injoron deputetët, nuk iu shkon në takim

10:35, 07/10/2020

Është shtyrë për mbledhjen e radhës raportimi i ministres së Financave, Hykmete Bajrami, para Komisionin për Buxhet dhe Transfere.

Kjo pasi që ministrja ka njoftuar se nuk do të jetë e pranishme në këtë mbledhje.

Ajo parashihej që të raportonte mbi masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik.

Ndërkohë Komisioni parlamentar për Buxhet ka vazhduar me shqyrtimin e disa projektligjeve për marrëveshje ndërkombëtare, të cilat i ka prezantuar zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco