Aida Dërguti e pranon se ka aplikuar vet në konkursin e MPJ-së për diplomaci

Aida Dërguti e pranon se ka aplikuar vet në konkursin e MPJ-së për diplomaci

10:31, 07/10/2020

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, dhe ish-zyrtarja e PSD-së, Aida Dërguti, është raportuar sot në media se është rrugë për tu bërë diplomate.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar Dërgutin e cila ka thënë se ka konkurruar si çdo qytetarë në një konkurs publik të Ministrisë së Jashtme dhe se lidhja që ka bërë gazeta “Koha Ditore” me PSD-në është e paqëndrueshme pasi nuk është pjesë e kësaj partie politike.

“Unë ju kam nënshtruar të gjitha testeve të konkursit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Me krejt përvojën time politike pres që t’i kaloj testet. Testi i fundit ka qenë në fillim të shtatorit, dhe jam e bindur që e kam kaluar mbi 90 %. Gazeta ‘Koha Ditore’ nuk më ka konktakuar fare, më kanë pëerzier me diçka që s’ka të bëjë me siç shkruajnë marrëveshje PSD-AAK. Unë nuk jam anëtare e PSD-së”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se në konkursin në fjalë kanë aplikuar edhe aktivistë të Vetëvendosjes dhe se veçimi vetëm i emrit të saj bëhet me qëllime të caktuara.

“Zyrtarisht s’kam kurrfarë përgjigje, jam në pritje si krejt tjerët. Konkursi ka qenë për shërbim konsullor te MPJ. Dhjetëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë pjesë e këtij konkursi si unë, pse të veçohet veç emri im”, ka thënë Dërguti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco