Bëhet e gjallë Aida Dërguti, as nuk e mohon e as nuk e pohon se do të bëhet diplomate

Bëhet e gjallë Aida Dërguti, as nuk e mohon e as nuk e pohon se do të bëhet diplomate

09:48, 07/10/2020

Gjatë ditës së sotme u raportua se eksponentë dhe familjarë të partisë e cila udhëheq Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ia kanë mësyrë për t’u bërë diplomatë.

Në mesin e emrave gjendet, edhe ai ish-deputetes Aida Dërguti, për të cilën u tha se është pjesë e rekrutimit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Dërgutit, e cila i ka cilësuar shpifje raportimet e tilla.

Ish-deputetja në rrjetet sociale poashtu ka treguar nuk është pjesë e PSD-së.

"Dy shpifje te Koha Ditore ne kete artikull: e para, nuk me ka kontaktuar dhe e dyta qe nga viti 2019 nuk jam pjese e PSD. Mos shpifni!" ka shkruar Dërguti.
 
Ndryshe, sot u raportua se sot ish-kandidatja për deputete nga kjo parti, Shqipe Pantina, pritet të propozohet ambasadore në Japoni, me çelës diplomatik. Në garë për t’u bërë pjesë e shërbimit diplomatik është edhe gruaja e ish-kryeministrit Haradinaj, Anita.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco