Donika Kadaj: Ramush Haradinaj më është hidhëruar keq

Donika Kadaj: Ramush Haradinaj më është hidhëruar keq

09:36, 07/10/2020

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se nuk po ftohet në asnjë takim të partisë, siç thotë ajo, kreu i partisë, Ramush Haradinaj po ka hatërmbetje për shkak se kjo nuk e votoi Qeverinë Hoti.

Kështu deklaroi ajo në Klan Kosova, ku tha se i është pamundësuar pjesëmarrja në kryesi.

“Unë jam në AAK dhe nuk ka ndryshuar asgjë. Por, siç e kam bërë publike s’jam ftuar prej ditës që s’e kam votuar Qeverinë Hoti. Unë i kam angazhimet e mia në Kuvend dhe me votuesit e mi. Në kryesi më është pamundësuar pjesëmarrja për shkak se nuk po ftohem. Mendoj që është e padrejtë dhe e paduhur në një kohë kur duhet që të gjithë t’i bashkojmë forcat sepse të gjitha qëndrimet e mia janë në linjë me subjektin. S’e di pse po ndodhë kjo hatërmbetje”, tha ajo.

Ajo mes tjerash shtoi se kjo Qeveri nuk është legjitime, dhe se nuk po arrin të fitojë votat për të kaluar projektligjet e ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco