Daçiqi i frikësohet fitores së Joe Biden, arsyeja ka të bëjë me Kosovën

Daçiqi i frikësohet fitores së Joe Biden, arsyeja ka të bëjë me Kosovën

09:33, 07/10/2020

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka lavdëruar presidentin amerikan Donald Trump duke thënë se Administrata e tij është më në interes të Serbisë, sidomos karshi çështjes së Kosovës.

Madje, ai tha se kjo temë do të varet nga kush do të zë vendin në Shtëpinë e Bardhë.

Në skenarin ku fitues dalin demokratët, për Daçiqin nuk është aspak e mirë, sepse sipas tij në administratën demokratike nuk do të kërkesë për kompromis ndaj Serbisë, por vetëm një kërkesë – Serbia ta njehë Kosovën.

“Nëse shohim nga aspekti i asaj që lejonte administrata, ajo e Trumpit ishte sigurisht më pozitive për ne, gjë që kontribuoi që çështja e Kosovës të mos paraqitjet nga aspekti se tashmë është një punë e kryer”, tha Daçiq në RTS.

 

Ai beson se zgjedhjet e ardhshme janë specifike, sepse Trump është “një kandidat më specifik dhe më burrë”.

Daçiq, që ishte zëdhënësi i kriminelit Sllobodan Millosheviq në vitin 1992, i bëri edhe një lëvdatë Trumpit që asnjëherë s’ka punuar në ushtri.

“Ne harrojmë se ky është kandidati i parë që nuk ka punuar në ushtri apo në ndonjë funksion tjetër shtetëror dhe u zgjodh. Ai është presidenti më i pasur në historinë e Amerikës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco