Pantina, Haradinaj e Dërguti në rrugë për diplomate, reagon ish-shefi i kabinetit të Konjufcës

Pantina, Haradinaj e Dërguti në rrugë për diplomate, reagon ish-shefi i kabinetit të Konjufcës

09:21, 07/10/2020
Ish-shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës, në kohën sa ishte ministër i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se shërbimi i jashtëm nuk ka hapësirë për rehatimin e kolegëve partiak e familjarëve të pushtetarëve.
 
Ahmeti, këto komente i bëri pas raportimeve se Shqipe Pantina nga PSD, Anita Haradinaj gruaja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj e Aida Dërguti janë në rrugë për tu bërë diplomatë.
 
"Do të ishte skandaloze nëse emrat e përmendur marrin pozita dhe tituj diplomatik. Konkursi i jashtëm, i shpallur para disa javëve, është i jashtëligjshëm sepse nuk e ka miratimin e MAP-it dhe nuk ka buxhet të paraparë për ato punësime. Për këtë konkurs dhe konkurset e tjera eventuale të tilla, qeverisja jonë e ardhshme do të marrë vendimet e duhura në përputhje me ligjin. Shërbimi i Jashtëm nuk ka hapësirë për rehatimin e kolegëve partiak e familjarëve të pushtetarëve", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco