Zëvendëskryeministri serb vazhdon t'i injorojë simbolet e Kosovës

Zëvendëskryeministri serb vazhdon t'i injorojë simbolet e Kosovës

09:02, 07/10/2020

Në takimin e djeshëm midis Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Raki? dhe përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane dhe USAID-it në Kosovë, u diskutua për situatën aktuale të sigurisë, bashkëpunimin e vazhdueshëm, planet dhe projektet e ardhshme.

Lidhur me situatën e përkeqësuar të sigurisë, Raki? shprehu shqetësim dhe iu referua sulmeve të shpeshta ndaj komunitetit serb në ditët e kaluara.

Ata gjithashtu ranë dakord që transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve është e rëndësishme dhe se bashkëpunimi në të gjitha sferat, përfshirë luftën kundër pandemisë, duhet të vazhdojë.

Edhe më tej zëvendëskryministri serb në Qeverinë e Republikës së Kosovës Goran Rakiq, njëherit edhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, po vazhdon injorimin e simboleve të Republikës së Kosovës.

Ai sikur edhe në takimet e tjera me ambasadorë, në tavolinë nuk ka vendosur simbolet e Republikës së Kosovë e as ato të shtetit të mysafirit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco