Ekskluzive/ Pas veprimeve të Speciales, Ambasadori amerikan 'zbarkoi' në zyrën e Hashim Thaçit

Ekskluzive/ Pas veprimeve të Speciales, Ambasadori amerikan 'zbarkoi' në zyrën e Hashim Thaçit

12:34, 02/10/2020

Arrestimet e fundit të Speciales dhe zhvillimet e fundit në vend kanë shtyrë Ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett të 'zbarkojë' dje në presidencën e Kosovës.

Burimet e Syri.net Kosovës e kanë konfirmuar takimin e ambasadorit me presidentin Thaçi.

Sipas këtyre burimeve, në takim është folur rreth situatës politike dhe ruajtjes se stabilitetit në Kosovë. Takimi është mbajtur larg syve të medieve për shkak edhe të ndjeshmërisë se situatës në të cilën po kalon vendi ynë.

Syri ka tentuar të kontaktojë me presidencën. Por, thirrjeve dhe mesazheve tona nuk i janë përgjigjur deri në publikimin e këtij shkrimi.

Hashim Thaçi mund të jetë i akuzuar për krime lufte nëse aktakuza ndaj konfirmohet nga Specialja gjatë ditëve të ardhshme.

Vetëm gjatë shtatorit në tri data të ndryshme në zyrat e OVL-së së UÇK-së, një person ende i paidentifikuar ka dorëzuar mijëra ‘dosje’ të Dhomave të Specializuara e për këtë shkak, krerët e veteranëve u arrestuan nga forcat e Eulex-it pasi ata shpërndan këto dosje për publikun.

Publikimi i këtyre dosjeve po konsiderohet i kundërligjshëm, andaj edhe aktakuza për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn ka të bëjë pikërisht me pengim të drejtësisë, fshehje dhe tentim frikësim të dëshmitarëve.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin akuzuar nga Gjykata Speciale se po përpiqen ta minojnë punën e saj. 

Në aktakuzën e pakonfirmuar, Thaçi e Veseli akuzohen për 100 vrasje.

Syri do ju mbaj të informuar në lidhje me zhvillime të tjera rreth këtij takimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco