Osmani sërish kujton Ibrahim Rugovën: E rendit në mesin e Mahtma Gandhit, Nelson Mandeles e Martin Luther Kingut

Osmani sërish kujton Ibrahim Rugovën: E rendit në mesin e Mahtma Gandhit, Nelson Mandeles e Martin Luther Kingut

12:23, 02/10/2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani përmes një statusi në Facebook ka kujtuar sërish presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, duke thënë se ai së bashku me Mahtma Gandhi, Nelson Mandela e Martin Luther  Kingu.

“Sot, në ditën ndërkombëtare të lëvizjeve kundër dhunës, bota u falet lëvizjeve të mëdha paqësore, të cilat e kanë shënuar historinë e vjetër dhe të re të saj. Ajo i përkulet fuqisë mobilizuese dhe solidaritetit të paparë ndërnjerëzor, të cilin këto lëvizje ia falën si shembull qëndrese e mosdorëzimi botës së qytetëruar. Nga Mahtma Gandhi te Nelson Mandela; nga Martin Luther Kingu te Ibrahim Rugova e Vaclav Haveli, bota njohu personalitete të jashtëzakonshme intelektuale e politike, të cilët me fuqinë e mendjes së tyre, me ngulmimin prej qëndrestarësh dhe me vizionin prej ideologësh nacionalë ia falën botës modelin e papërsëritshëm të sjelljes politike karshi dhunës”, ka shkruar Osmani.

Sipas saj ata e jetësuan fatin e popujve të tyre në ëndrrën e madhe të lirisë, ua falën atyre lirinë për veten, por edhe për tjetrin, duke e skalitur modelin e papërsëritshëm human në politikë.

Postimi i plotë i saj:

Sot, në ditën ndërkombëtare të lëvizjeve kundër dhunës, bota u falet lëvizjeve të mëdha paqësore, të cilat e kanë...

Posted by Vjosa R. Osmani on Friday, October 2, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco