Thaçi i uron shërim të shpejtë Trumpit

Thaçi i uron shërim të shpejtë Trumpit

12:18, 02/10/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas lajmit se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania Trump janë infektuar me koronavirus.

 

Me anë të një postimi në Twitter, ai në emër të popullit të Kosovës i ka uruar shërim të shpejtë presidentit amerikan dhe bashkëshortes së tij.

Postimi i plotë:

I mërzitur nga lajmet se Presidentit Donald Trump dhe Melania Trump janë testuar pozitiv për COVID-19. Uroj shërim të shpejtë në emër të popullit të Kosovës, për të dy. Unë kam besim se Trump dhe Melania do ta kapërcejnë këtë sfidë dhe do të shërohen shpejt

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco