Tallja e administratës Trump/A do ta fusë Kosovën në listën e zezë të shteteve...

Tallja e administratës Trump/A do ta fusë Kosovën në listën e zezë të shteteve...

19:58, 24/09/2020

Analisti Besnik Pula duke folur për luftën diplomatike që po bëjnë Grenell dhe Trump ndaj BE-së, ka ironizuar me faktin se gjoja atyre i është thënë se Grenelli dhe Trumpi do t'ia bëjnë 8 me 2, BE-së, duke ia hequr vizat kosovarëve për SHBA, shkruan Syri.net Kosova.

Por sipas tij, administrata Trump po planifikon futjen e Kosovës  në listën e zezë të shteteve, bashkë me Sirinë, Iranin dhe Korenë e Veriut, shtete këto të cilave u kufizohet lëshimi i vizave dhe lejeqëndrimet për Amerikën.

"Disa na thanë se Ric Grenell dhe Trump do t'ia bëjnë "8 me 2" BE-së, duke ua heq vizat kosovarëve për SHBA.
Në vend të kësaj, administrata Trump planifikon futjen e Kosovës në listë të zezë të shteteve, bashkë me Sirinë, Iranin dhe Korenë e Veriut, të cilave u kufizohet lëshimi i vizave dhe lejeqëndrimeve për Amerikë.", ka shkruar Pula në Facevbook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco