I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur të enjten mbrëma se kryenegociatorët e palës kosovare dhe serbe do të takohen të hënën, për t’i vazhduar diskutimet rreth pretendimeve financiare dhe pronës.
Por, si ka bërë të ditur ai përmes një shkrimi në Twitter, çështja e Asociacionit nuk do të jetë në rend ditë. Kjo shkaku që, si ka bërë të ditur ai, njëra palë nuk është e gatshme të diskutojë rreth kësaj çështjeje.
“Megjithatë, kjo çështje (Asociacioni) duhet të trajtohet në kuadër të një marrëveshjeje gjithpërfshirëse, ashtu si janë marrë vesh palët gjatë takimit të liderëve”, ka thënë ai.
Chief negotiators will meet on Monday to continue discussions on financial claims&property. Association/Community won’t be on the agenda as one party is not yet ready to discuss. But this must be addressed as part of the Comprehensive Agreement as agreed in the leaders’ meetings.
— Miroslav Laj?ák (@MiroslavLajcak) September 24, 2020
© SYRI.net