Sa pritet të zgjasin proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale?

Sa pritet të zgjasin proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale?

18:03, 24/09/2020

Avokati Kushtrim Palushi ka treguar se sa mund të zgjasin proceset gjyqësore në Speciale.

Avokati  ka thënë se proceset mund të zgjasin deri në pesë vite.

“Procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale, nëse marrim shembull proceset e Tribunalit të Hagës, zakonisht zgjasin pesë e më shumë vite. Këtu kemi tri shkallë të gjykimit, pothuajse katër, ndryshe nga ajo në Kosovë, ku janë vetëm dy shkallë të gjykimit”, ka thënë ai, duke shtuar se dosjet janë shumë voluminoze.

“Në Gjykatën Speciale, janë dosje shumë voluminoze, nuk janë krime të thjeshta, kanë të bëjnë me krime të luftës. Prandaj këto procese janë komplekse dhe pritet të zgjasin shumë, mund të zgjasim nga pesë e deri në dhjetë vjet”, tha Palushi në T7.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco