Ministrja e Jashtme takohet me Abbott, diskutuan rreth dialogut me Serbinë dhe marrëveshjen e Washingtonit

Ministrja e Jashtme takohet me Abbott, diskutuan rreth dialogut me Serbinë dhe marrëveshjen e Washingtonit

17:59, 24/09/2020

Ministrja e Drejtësisë dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla është takuar sot me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott.

Kryediplomatja kosovare, përmes një postimi në Facebook, tha se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike.

“Shkëmbyem pikëpamje rreth dialogut me Serbinë, Marrëveshjen e Washingtonit për normalizim ekonomik si dhe implementimin e saj. Theksova nevojën e përfshirjes aktive të Mbretërisë së Bashkuar në epilogun e dialogut me Serbinë, si palë hisedare në të arriturat e deritanishme të Kosovës”, tha Haradinaj-Stublla.

Ajo e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, veçanërisht përmes Bursës Chevening, program nga i cili këtë vit do të përfitojnë plot 11 studentë nga Kosova për të studiuar me bursë të plotë në Mbretërinë e Bashkuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco