Largimi i Thaçit nga politika do të duhej ta çlironte edhe LDK-në nga klika e SHIK-ut

Largimi i Thaçit nga politika do të duhej ta çlironte edhe LDK-në nga klika e SHIK-ut

17:38, 24/09/2020

Anëtari i  LVV, Haki Abazi ka komentuar “rrjedhjen e dosjeve” të Speciales dhe zhvillimet rreth kësaj teme. Ai thotë se do të duhej që presidenti Thaçi të largohet nga politika që ta çlironte LDK-në nga klika e SHIK-ut – raporton Syri.net Kosova

“Largimi i Thaçit nga politika do të duhej gjithashtu ta çlironte LDK nga klika e SHIK-ut dhe urdhëruesve të vrasjeve të bëra gjatë dhe pas luftës. MPB  është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve dhe orkestrimit të rasteve përfshirë edhe vrasjen e gazetareve dhe dëshmitarëve.”

“MPB  dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specilizuara. Ata nuk guxojnë të veprojnë dhe kjo është arsyeja që krijojnë spektakle. me mendu keq e mbrapsht janë të parët.”

Abazi shkrimin e tij e ka vazhduar duke kërkuar zgjedhje sepse është e vetmja zgjidhje sipas tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco