Ish-ministri Vitia, kërkon nga policia t'i hetojnë tenderët gjatë pandemisë

Ish-ministri Vitia, kërkon nga policia t'i hetojnë tenderët gjatë pandemisë

14:53, 23/09/2020

Ish ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, po dëshmon para Komisionit Hetimore lidhur me përballjen me pandeminë.

Sipas tij nga dita e parë e punës është ballafaquar me këtë temë.

Ai tregoi se kishin marr një sërë vendimesh  për parandalimin  e pandemisë globale si mbyllja e shkaollave, kufijve e të tjera. 

Sipas tij pandemia në muajin mars ishte bërë shumë e frikshme dhe Kosova sikur edhe vendet tjera ishin të papërgatitura në përballje me një virus të panjohur.

Ishte një situatë e papritur dhe kishte mungesa të gjësendeve të ndryshme. 

Sa i përket mungesës së maskave  ka qenë evidente sidomos në  Komunën e Vitisë e Klinës dhe ai mohoi të ketë përmendur numrin e maskave e gjërave të tjera.

Ai mohoi lidhjet me kompaninë Agani, por edhe të tjerat.

Ish ministri Vitia tregoi se kanë anuluar një tenderë të ish ministrit Ismaili sepse çmimet e fryera.

Vitia mohoi t'i ketë dhënë ndonjë tender ndonjë militanti të LVV-së.

Sipas tij janë njoftuar  e paralajmëruar të gjitha kompanitë farmaceutike nëse do të rrisin çmimet të gjitha tenderët në organet e ndjekjes e hetuesisë dhe tek Agjencia e Konkurrencës.

"I ftoi organet e ndjekjes e hetuesisë që t'i hetojnë e zbardhin të gjitha tenderët. Çdo ndërhyrje e ministrit tek prokurimi është e dënueshme me ligj. Konstatimi i deputetit Bekim Haxhiu për keqpërdorime nuk qëndron", tha Vitia.

Ai tha se pandemia në kohën e tij ishte menxahuar si është më së miri në mbështeje  edhe nga punonjësit e të gjitha subjekteve tjera. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco