Ish-zv.ministri Sadiku thotë se gjeti parregullsi në Qendrën e karantinës

Ish-zv.ministri Sadiku thotë se gjeti parregullsi në Qendrën e karantinës

11:32, 23/09/2020

Gjatë dëshmisë së tij në Komisionin hetimor parlamentar ne? lidhje me menaxhimin e pandemise? nga ana e Qeverise? se? Kosove?s, në këtë komision, ish-ze?vende?sministe?r i She?ndete?sise?, Izet Sadiku, ka thënë se në mars, kur e ka marrë detyrën për të mbikëqyrur karantinën, dhe ka shkuar për ta vizituar atë, ka gjetur parregullsi.

Një prej tyre ka thënë se ka qenë që të karantinuarit kur e kanë marrë, ushqimin kanë pasur kontakt me vete. Ai ka thënë se këtë ka kërkuar që ta ndryshojnë.

Ndërsa, menjëherë pas marrjes së kësaj detyre, ai ka thënë se ka kërkuar nga ish ministri Vitia që të caktojnë një mbikëqyrës pasi sipas tij një i emëruar politik nuk mund të ushtrojë atë detyrë. Kërkesën e tij ka theksuar se e ka pranuar Vitia.

Një ditë më parë, në këtë komision kanë dëshmuar Naim Musliu, i biri i të cilit vdiq tragjikisht në Qendrën Studentore, derisa ajo shërbente si karantinë, si dhe ish-menaxheri i Qendrës së karantinës, Valdet Hashani. Derisa Musliu ka insistuar se djali i tij ka pasur dokumente mjekësore që kanë dëshmuar se ai ka pas probleme shëndetësore, Hashani, ka deklaruar se ata nuk kanë pasur asnjë dokument mjekësor që ka dëshmuar se i ndjeri do të duhej të lirohej nga karantina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco