Çelësi ekonomik zbut raportet me Serbinë, rikthen vëmendjen amerikane ndaj Kosovës

Çelësi ekonomik zbut raportet me Serbinë, rikthen vëmendjen amerikane ndaj Kosovës

10:47, 23/09/2020 Nga T. A & B.T

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me delegacionin e lartë të Qeverisë amerikane, i prirë nga ambasadori Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Marrëveshja është nënshkruar në ambientet e Qeverisë së Kosovës nga kryeministri Avdullah Hoti dhe zyrtari i lartë amerikan Adam Boehler, kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA.
Hoti e Boehler kanë nënshkruar Marrëveshjen e re për nxitje të investimeve Kosovë-SHBA.

ShBA-të janë duke bërë përpjekje që të tregojnë angazhim serioz për   konkretizim të shpejt të zbatimit të zotimeve  Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara me 4 shtator në Uashington.

SHBA-të, në fakt janë duke u paraqitur edhe si kontrast i BE-së, dhe në dialogun e gjatë që ka zhvilluar, prej disa viteve duke zbehur  shpresat të pala e Kosovës se mund të ketë një shkese pa praninë e fuqishme amerikan. 

Në këtë kontest veprimet e qeverisë amerikan tregojnë, se e mbanë fjalën, që mund t’i shtyjë gjërat para dhe mund të prodhojë ndryshim. 

Duke mos e përjashtuar edhe një rikthim të mundshëm të SHBA-së në pjesën politike të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tani kur zgjedhjet në Amerikë janë edhe 45 ditë. Nuk është ndonjë kohë shumë e gjatë, kohë premtuese për SHBA-në, për ta filluar një proces ose për të shtyrë diçka tjetër përpara. Por, kjo është një administratë që vepron më shpejt. 

Por si është parë kjo marrëveshje në rrafshin ekonomik të zhvillimet të vendit tonë, për të cilin ka shumë nevojë për të ndërtuar një shpresë.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane Arian  Zeka, tha për "Syri.net", se vizita e delegacionit të SHBA-së në Kosovë dhe nënshkrimi i deklaratës, dëshmoi përkushtimin e institucioneve financiare të SHBA-së për zbatimin e pikave të marrëveshjes së Uashingtonit, të cilat kanë të bëjnë me projektet infrastrukturore.

Ai shton se do të ketë dhe projekte të tjera, të cilat mund të mos jenë përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë brenda marrëveshjes, meqenëse marrëveshja përmend edhe projekte tjera, të cilat mund të identifikohen nga ana e palëve.

“Është edhe diversifikimi i burimeve të energjisë, meqenëse u përmend që mund të ketë edhe investime në shtrirjen e rrjetit të gazit të lëngshëm natyror”", tha Zeka.

Analisti Blerim Burjani, tha për "Syri.net", se  SHBA-të duhet të i kushtëzojnë projektet me raundin e dytë të bisedimeve që duhet të mbahet në Uashington me qëllim të njohjes së ndërsjellet. 

Sipas tij pra duhet të ketë raund të dytë që do të jenë vetëm biseda politike dhe përfundimtare, pra nëse nuk ka njohje të ndërsjellët nuk do të ketë projekte, në të kundërtën nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve asnjëherë dhe kurrë në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në rajon ka vetëm lajme për këtë vizitë,  shtetet në rajon secili mendojnë për veten e tyre. Serbia arriti ti ketë të hapura  dyert në Uashington  njejtë si në Rusi, DFC u zhvendos në Serbi në një vend jo miqësor për SHBA që po e bën miqësore Serbinë. 

Ai shtoi se kjo është pozitive për raporte të reja që po ndërtohen në mes dy vendeve. Në vend që DFC të ketë në Prishtinë si simbolik e përkrahjes së vendit viktim dhe multietnik që shumë do të kishte kuptim, sidoqoft ky është vendim i SHBA-ve dhe ska tjeter përveç të përkrahin mikun tonë dhe qëndrimet e tyre pra SHBA-në.
"Rusia nuk besoj që reagon për këtë temë, ajo ka politikën e vet ndërkombëtare, serbët veç janë mashtruar nga Rusia. Tash Serbia për të treguar se nuk është pro ruse, duhet të njohë Kosovën, të pranoj NATO-n dhe të integrohet në të dhe në BE. Serbia nuk është e gatshme për këtë temë", tha Burjani.

Ndërsa analisti Ali Hertica, tha për "Syri.net", se i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se delegacioni që ai udhëheq është në Kosovë për të nisur zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit. 

Gjatë vizitës në Prishtinë  Grenell dhe administrata e Trampit ka shprehur besimin që zhvillimet ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës do të ndryshojë  situatën politike të rajonit ballkanik ku marrëveshje (e 4 shtatorit në Uashington).

Sipas tij prezenca e tyre e tregon seriozitetin për zbatimin e një marrëveshjeje,  e cila po cilësohet marrëveshje historike drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve.

Ai shtoi se mirëpo, konkretizimi i këtyre nismave ekonomike nuk mund të ketë lidhje vetëm me atë. Mund të jetë edhe një formë e presionit, shtysës edhe ndaj BE-së që të tregohet e ngathtë, nga  administratë Trump– mund sërish të marrë rol prijës  SHBA-te edhe në pjesën politike. 

Hertica shtoi se zhvillimin e projekteve tjera, të cilat mund të mos jenë përmendur në mënyrë të drejtpërdrejtë brenda marrëveshjes, meqenëse marrëveshja përmend edhe projekte tjera, të cilat mund të identifikohen nga ana e palëve. 

Në këtë rast, është edhe diversifikimi i burimeve të energjisë, meqenëse u përmend që mund të ketë edhe investime në shtrirjen e rrjetit të gazit të lëngshëm natyror, Grenell dhe delegacioni nga SHBA-ja, kanë treguar qart  se  minsioni i tyre ndërkombëtare e Financave dhe Zhvillimit e SHBA-së do të hapë zyrën e vet.  

"Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.Vizita e delegacionit Amerikan te udhhequr nga Grenall nuk  do të ndikon keq edhe në syrin e faktorit dhe poltikës evropiane, sepse kjo do jetë një ndihmes e madhe nga poltika Tramp për normalizmin e dy shteteve dhe paqën në Ballkan", tha Ali Hertica.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco