Haradinaj: Kosova ka ndryshuar hartën e saj të investimeve, pas 4 shtatorit

Haradinaj: Kosova ka ndryshuar hartën e saj të investimeve, pas 4 shtatorit

21:57, 22/09/2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, dhe vizita e delegacionit amerikan mbrëm në Kosovë e kryesuar nga Emisari i presidenti amerikan, Richard Grenell, janë një situatë e re për Kosovën.

Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës tha se dy institucionet monetare që kanë ardhë në Kosovë, e kanë ndryshua hartën e saj të investimeve.

“Është një situatë e re dhe e mirë për Kosovën. Dy institucione monetare kanë ardhë në Kosovë dhe me këtë Kosova ka ndryshua hartën e saj të investimeve. Vërtetë kjo është ndryshim i madh, e arritur e madhe për Kosovën dhe për këtë jemi falënderues presidentit Trump për angazhimin e tij në këtë proces”, tha Haradinaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco