Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka reaguar kundër emërimit të Zafir Berishës si Koordinator Shtetëror për Siguri Kibernetike.
Duke shpërndarë njoftimin se i është thyer faqja e Berishës në Facebook, Abdixhiku ka reaguar duke thënë “Gjërat që nuk mund të mos i shihni” me hashtek leje krejt - njofton Syri.net
Things you can’t unsee!#lejekrejt pic.twitter.com/OW80ek9iDS
— Lumir Abdixhiku (@LumirAbdixhiku) September 21, 2020
Kujtojmë se që nga dje pozitë e rëndësishme shtetërore i është besuar zëvendësministrit Zafir Berisha. Ky i fundit tash e tutje do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorit nacional për siguri kibernetike.
Pas emërimit në këtë pozitë, Berisha përmes një statusi në Facebook ka thënë se ngritja përgjegjësisë në strukturat e sigurisë së Kosovës lidhur me parandalimin dhe luftimin e sulmeve kibernetike në vendin tonë duhet të jetë prioritet i prioriteteve
© SYRI.net